Ndërsa shton se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon por me taksat më të larta.
Ja postimi i Bylykbashit:
Rama po te mundet, takson edhe mikrobet
Ne vitin e larget 2002, ne nje mbledhje nderministeriale te drejtuar nga Majko Kryeminister, ku asistoja si vezhgues i OSBE, Edi Rama kerkonte me shume fonde per te si kryebashkiak, dhe thoshte se ishte e kote te shpenzoheshin per te vobektet.
Nje koleg i huaj me tha: “Rama eshte gati te taksoje cdo gje qe eshte me e madhe se nje mikron, boll qe te levize ose te marre fryme.”
Kishte te drejte. Asokohe, Tirana ishte qyteti me taksat me te larta. Sot Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon. Ndaj kush besoi se taksa progresive eshte me e mire se taksa e sheshte nuk ka pse vajton sot taksen e Rruges se Kombit. Me te sheshten u ndertua nga Berisha, me progresiven po taksohet dyfish nga Rama.