Deputeti kosovar apel Ramës:Rishikoje vendimin për Rrugën e Kombit, nuk kalojnë vetëm shqiptarët…

0
1243

Përmes një postimi në rrjet sociale Avdyli shkruan se autoritetet e Shqipërisë duhet ta shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje. Ai thotë se ideja për tarifën është e mirë, por vlera duhet të diskutohet edhe njëherë.

Sipas tij në këtë rrugë nuk kalojnë vetëm shqiptarët dhe kosovarët, ndërsa ka shprehur kritika dhe për çmimin e lartë të naftës.

Ja postimi i Avdylit

“Autostradat gjithkund paguhen, dhe është normale që do vinte dita kur edhe këto autostradat tona të kombit do të paguheshin si këto në Shqipëri e Kosovë. Derisa ne si Kosovarë ngado që udhëtojmë në rajon paguajmë për disa rrugë, por asnjëherë nuk u ankuam . Prandaj është më se normale që edhe tjerët të fillojnë të paguajnë për rrugët tona dhe ne të paguajmë në Shqipëri. Kjo rruga e kombit nuk është veq e jona, aty kalojnë edhe Turqit, edhe Serbët, edhe Maqedonët e tër? Evropianët ,pse u dashka ne të paguajmë në rrugë t? tyre e të tjerët rrugët tona të shfrytëzojnë kalimin pa paguar. Kjo ska të bëjë veq me Kosovarë e Shqiptarë e patriotizmin tonë por pagesë për mirëmbajtjen e autostradave. Mirëmbajtja e tyre ka kosto dhe duhet pagesë. Vërejtja ime ësht? te çmimi pak i lartë e cila duhet rishikuar për kategori t? caktuara si psh lirim sezonal apo lirim për ata që kan? kalime të shpeshta etj. Por në parim e përkrahi këtë pages? me kusht që ato të shfrytëzoheshin drejtë në mirëmbajtjen e autostradave që tani më sjanë më veq të Shqiptarëve por të kujdo që i bie këndej”, thotë ai.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here