Tuesday, June 25, 2024
Home Aktualitet “Fali o Atë se nuk dinë çfarë bëjnë”, “Ndal gjakmarrjes këtë prag...

“Fali o Atë se nuk dinë çfarë bëjnë”, “Ndal gjakmarrjes këtë prag Pashke”

0
929

Ka zgjedhur meshën e të dielës së Larit për t’iu bërë një apel të fortë të krishterëve, që ashtu si Jezu Krishti në momentin e kryqëzimit, drejtoi lutjen “Fali o Atë se nuk dinë çfarë bëjnë”, edhe familjet në gjakmarrje apo konflikte të ndryshme të marrin frymëzimin për të falur këtë prag Pashke.

“Të jemi besimtarë të devotshëm e të ecim në rrugën që na mëson feja jonë, duke falur, e duke u bërë më human” tha arqipeshkevi i Shkodres, imzot Angelo Massafra.

Imzot Angelo Massafra: O Krisht shpëto veten, shpëto ne! Tjetri thotë pse shanë? Ne jemi duke vuajtur se e kemi merituam këtë dënim. E kemi merituar me krimet tona por ky njeri nuk ka bërë asgjë. E Jezusi i thotë Krishtit: O Krisht kujtohu për punën edhe Krishti ia kthen: Sot do të jesh në parriz me mua. Fjala që unë dëshiroj të ngulitet në kokën tonë e në mendjen e zemrën e atyre që vuajnë për shkak të problematikave të ndryshme, për vrasje e probleme të tjera. 

Ndërsa Krishti e kanë kryqëzuar dhe ngulur në kryqin e vdekjes, ka thënë: O At, fal ata që nuk dinë çfarë bëjnë! Sa do të dëshiroja që të gjithë familjet që janë në probleme, që kanë pësuar një vrasje, e kanë në mend për të marrë hak, për të marrë gjak dhe pavarësisht se cilës fe i përkasin i bëj të njëjtën thirrje: Nëse Zoti nuk do e vdekjen, do vetëm jetën, Zoti është jeta. 

Nëse Krishti ka thënë fal o At ata që më kanë kryqëzuar sepse nuk dijnë çfarë bëjnë. E kështu vetëm në këtë mënyrë njeriu mund të gjej paqen, shpëtimin e mund të kremtojë sa më mirë misteret e Krishtit, të vdekur dhe të ringjallur për ne. Shpresoj që të gjithë do të jemi të angazhuar që të kemi të njëjtat qëndrime, të njëjtat ndjenja që ka pasur Krishti.

Qindra besimtarë ishin të pranishëm në meshën e kremtuar nga katedralen e “Shën Shtjefnit” Shkoder, ku u bë bekimi i gjetheve të Larit.

E diela e Larit është e fundit para Pashkëve Katolike me të cilën Kisha e fillon Javën e madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here