Friday, April 19, 2024
Home Kronika Hetimet për pronat, Xhafaj: Pas Lezhës, arrestime në qytete të tjera

Hetimet për pronat, Xhafaj: Pas Lezhës, arrestime në qytete të tjera

0
716

Ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj  tha se pas arrestimeve për tokat në Lezhë, një sërë procesesh të ngjashme janë në hetim në disa qytete për abuzimet e pronat.

Fatmir Xhafaj për Zërin e Amerikës:  Bazuar në disa informacione që ka vetë qeveria, bazuar edhe në disa fakte që janë bërë publike herë pas here, si dhe në zbulime të vetë policisë, por edhe në informacione që kanë ardhur gjatë kësaj periudhe, struktura përkatëse përgjegjëse të policisë së shtetit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e prokurorive të rretheve gjyqësore respektive, kanë hapur disa procese të tjera, që kanë të bëjnë me abuzimet me pronën publike.

Rreth 10 ditë më parë u arrestuan kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë Lezhë, të cilët akuzohen për përvetësim të pronave në bregdet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here