I vendosën lëndë plasëse në makinë në Shkodër, ja kush është zotëruesi i makinës…

0
2726

Detaje të reja janë mësuar rreth sasisë së lëndës plasëse të vendosur në orët e mëngjesit në një mjet në lagjen ‘Perash’ në Shkodër. Lënda plasëse është vendosur në mjetin e shtetasit Admir Lishi. Ky i fundit zotëron mjetin tip ‘Benz’ me targë AA 655 MK tek i cili në pjesën e prapme u vendos lënda plasëse duke i krijuar dëme.

Nga sa mësohet Admir Lishi ka një detyrë të rëndësishme në policinë vendore të Shkodrës. Ai është shefi ekonomik tek drejtoria e kufirit dhe është efektiv mbështetës në prapavijë.

Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. Pista e parë dyshohet për shkak të detyrës. Mendohet se mund të ketë qenë një sinjal ndaj 40 vjeçarit për shkak se sasia e vendosur e lëndës plasëse ka qenë aq e vogël sa nuk i ka shkaktuar dëme të mëdha. Megjithatë nuk përjashtohen edhe ndonjë pistë tjetër. Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur.

Njoftimi i policisë:
Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here