Tuesday, July 23, 2024
Home Aktualitet Nga sot, 5 euro për të kaluar tunelin e Kalimashit

Nga sot, 5 euro për të kaluar tunelin e Kalimashit

0
1064

Prej ditës së sotme, çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit (Durrës-Kukës), do të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Prova e parë do të kryhet në orën 12:00. Mësohet se taksa do të paguhet në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Pika e kontratës që parashikon vendosjen e taksës në vitin 2016 është pritur me kritika dhe protesta në vitin 2016 nga banorët e zonës. Firmat që vjelin taksën thonë se do të ketë lehtësira për banorët dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë.

Në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here