Pashkët Katolike me një mot të pazakontë,vjen i nxehti afrikan

0
1017

Fenomeni anticiklon do të na sjellë Pashkët Katolike me një mot të pazakontë për këtë stinë. Vala e të nxehtit afrikan do të përfshijë gjithë Mesdheun, përfshirë edhe Shqipëri. Meteorologu Metodi Marku tregon se çfarë temperaturash do të sjellë kjo masë ajrore në vendin tonë.

“Ky fenomen do të ndodhë në dy ditët e fundit të këtij muaji, që përkojnë me ditën e premte dhe të shtunë të javës së ardhshme. Presim që të kemi një rritje të shpejtë të temperaturave, ku në rang vendi maksimumi, i cili tradicionalisht arrihet në zonën Kuçovë-Gjirokastër pritet t’i afrohet vlerës 24 gradë. Pra, 23-24 gradë do të jetë maksimumi në rang vendi”, u shpreh Marku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here