Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të refuzojnë të paguajnë taksën në Rrugën e Kombit.
Në një status në FB, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se këtë taksë le ta paguajë vetë qeveria, pasi qytetarët i kanë dhënë kontributet e tyre.
Reagimi i Petrit Vasilit
Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria.
Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista.
Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre per ndertimin e saj.
Qeveria ta paguaje vete kete takse, se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.
Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit.
Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.
Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj.