Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Xhafaj optimist pas takimit ne SHBA: Shpifjet nuk e ndalin projektin kundër...

Xhafaj optimist pas takimit ne SHBA: Shpifjet nuk e ndalin projektin kundër krimit dhe korrupsionit

0
619

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shprehur optimist pas përfundimit të takimeve në SHBA me zyrtarë të lartë të DASH. Në një reagim në rrjetet sociale, Xhafaj thotë se balta dhe shpifjet nuk e ndalin projektin për të luftuar krimin dhe korripsionin.

Fatmir Xhafaj: Sot akoma më shumë, të motivuar për të ecur në rrugën e nisur.Shpifjet dhe balta që hidhet tani nuk mundet ta ndalin projektin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Mbështetja e partnerëve në këtë projekt, është garanci edhe për suksesin e BKH e SPAK në të ardhmen e afërt.

Gjithashtu ministri shprehet i vendosur për të ndëshkuar me forcën e ligjit  krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme.

Fatmir Xhafaj: Të motivuar për të ecur përpara, për të ndëshkuar me Forcën e Ligjit krimin e organizuar e korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme! Hap pas hapi për rezultate konkrete. Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here