Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin deklaroi se sfidë për Shqipërinë ngelet siguria dhe migracioni.
“Shteti i së drejtës është piketa kryesore në bazë të së cilës bazohet shteti. Fillohet me monitorimin, ka mendësi të reja, për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Tashmë po jepen rezultate për shtetin e së drejtës. Elementet shtesë përfshihen vlerësimin më të hollësishëm dhe misionet më të mira. Sa i përket sigurisë dhe migracionit janë parashikuar nisma specifike për ligjzbatimin. Do bëhen përpjekje më të mëtejshme për ekspertizën. Po kështu komisioni synon që të ngrihet një task-forcë e BE. Kur bëhet fjalë për zhvillimin socio-ekonomik BE do të fut një skemë të re për fondet në rajon. Do të nxitet dhe mbështetja dhe në arsim”, tha Vlahutin.