Saturday, March 25, 2023
Home Aktualitet Ministria e Mbrojtjes: Niveli i ujit në Shkodër ka rënë me 30...

Ministria e Mbrojtjes: Niveli i ujit në Shkodër ka rënë me 30 cm

0
487

Ministria e Mbrojtjes thotë se sot situata në qarkun e Shkodër është drejt përmirësimit.

Ka rënie të nivelit të ujit rreth 30 cm krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Mbrojtjes do të dergojë sot në zonat e prekura, 40 ton koncentrat dhe 30 ton bar të thatë për bagëtitë.

Edhe zv/kryeministrja Senida Mesi tha se situata është drejt përmirësimit, ndërsa garantoi gatishmërinë e shtetit për ti qëndruar pranë banorëve që janë prekur nga përmbytjet.

Ndërkohë bashkia Shkodër thotë se pas inspektimit të bërë në Njësitë Administrative sipërfaqja totale e tokave të përmbytura ka arritur  mbi  4155 Ha.

Sipas bashkisë Shkodër në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e përmbytur është 1555 ha, ndërsa janë mbi 200 shtëpi te rrethuara nga uji.

Në Anën e Malit sipërfaqja e tokave të përmbytura shkon në 1250 ha, 177 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm dhe me pako ushqimore.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 780 ha tokë e përmbytur dhe 50 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 380 Ha tokë, në Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë dhe në zonën e Livadheve janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 120 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makina ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë.

Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja.

Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. Bashkia       Shkodër ka shpërndarë pako ushqimore edhe për përsonat e akomoduar në konvikt.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Por Bashkia thotë se edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here