Nis sfida miqësore në “Elbasan Arena”, Shqipëria e Panucci-t kundër Norvegjisë

0
922

 

Shqipëria do të luajë sot në orën 19:00 sfidën miqësore të programuar për muajin mars me Norvegjinë në “Elbasan Arena”. Trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë të testojë disa lojtarë të cilët mund t’i shërbejnë Kombëtares për sfidat e ardhshme.

Nuk mungojnë as risitë në ekipin kuqezi, ku për herë të parë janë grumbulluar Abazaj, Gavazaj dhe Kejdi Bare.

Shqipëri 0-0 Norvegji

Minutë pas minute

1′ Ka nisur ndeshja miqësore në “Elbasan Arena”

18:50–Në “Elbasan Arena” duket se do të kemi një propozim për martesë. Në një banderolë në tribunat anësore shkruhet “a je gati”, “mendohu mirë”, “shihemi në dasmë”.
mendohu mire

Një nga anëtarët e grupit “Tifozat Kuq e Zi” ka shkruar: “Përshëndetje çuna. Grupi ynë, siç e dini, vazhdon të jetë në bojkot. Sot kryesia jonë ka vendos që të futemi në stadium 30 minuta pasi njëri prej anëtarëve të kryesisë do t’i bëjë propozim për martesë nuses së tij. Biletat do t’i blejmë rrugës për në stadium. Kush dëshiron të vijë në orën 5, takohemi te lloto. Mbasi të dalim nga stadiumi, të gjithë bashkë do ta shikojmë ndeshjen në lokal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here