‘Nuk duam ta përdorim për politikë, erdhëm si motra tek vëllai’: Deputeti Çela dhe Kryemadhi tek të përmbyturit

0
2381

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme nga afër zonat e përmbytura në Shkodër. Ndërsa ka biseduar për situatën e krijuar, ky takim ishte mjaft miqësor mes Kryemadhit dhe banorëve.

Kryetarja e LSI edhe pse i kërkoi qeverisë të marrë përgjegjësinë theksoi se sot nuk kishte shkuar në Shkodër për politikë.

“Kemi ardhur si motra të vëllai në kuptimin e mirë të fjalës për t’ju mbështetur. Qeveria duhet të marrë një përgjegjësi. Nuk kemi ardhur për politikë, kemi ardhur për njerzllëk”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Ndërsa pas fjalës së Kryemadhit banorët kërkuan që të realizojnë një foto bashkë. I emocinuar njëri prej tyre nuk nguroi të komplimentonte kryetaren e LSI.

“Ia kalon edhe burrit, je burrneshë”, tha ai.

44444.png

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here