Për herë të parë që kur janë shfaqur në aksionin e përbashkët opozitar sot PD dhe LSI po zhvillon mbledhje të përbashkët të dy grupeve parlamentare.

Mbledhja nisi rreth orës 15:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të pranishëm janë dhe krerët e partive aleate me PD-ne në Opozitë

Kryetari i PD-se Lulzim Basha thotë se me Edi Ramën Shqiperia prodhon dhe eksporton vetëm krim, drogë dhe emigrantë.

Lulzim Basha: Rama nuk do integrimin e Shqipërisë. Në vend që të luftojë krimin dhe të vërë para drejtësisë nga habibalt tek balilajt edi rama përpiqet ti shpëtojë ata. Vazhdon të ushtrohet presion për të ndaluar sabotuar hetimet ndaj Saimir Tahirit.

Vazhdon presion i jashtëzakonshmë për të mos nisur hetimet ndaj Dakos, Sejdinit. I gjithë pushteti është në dorë të Edi Ramës. Rama kontrollon parlamentin, qeverinë, segmente kryesorë të gjyqësorit, median

Detyra kryesore e opozitës parlamentare është jo vetëm të denoncojë aferat korruptive por ti tregojmë shumicës dërrmuese rrugës si 3 mln shqiptarë nuk do të mbeten peng i 10 qeveritarëve të korruptuar . Nuk ka integrim pa vënë para drejtësisë kryebashkiakët dhe ministrat e korruptuar. Rama nuk mund të fshihet prapa Alket Hysenit. Hyseni duhet të hetohet për tjetërsimin e mijërave metrave katrorë  në bregdet

Kjo mbledhje vjen disa orë pasi Rama mbajti mbledhjen e grupit parlamentar të PS-se.

LEAVE A REPLY