Friday, April 19, 2024
Home Kronika Policia Italiane ka sekuestruar 500 kg marijuanë, pranga 2 skafistëve shqiptarë

Policia Italiane ka sekuestruar 500 kg marijuanë, pranga 2 skafistëve shqiptarë

0
567

Policia Italiane ka sekuestruar një gomone me 500 kilogramë marijuanë, ndërsa në pranga u vunë dy skafistët shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike u kap në brigjet e Leçes dhe të arrestuarit janë  me inicialet S.K. 45 vjeç dhe S.F. 34 vjeç të cilët akuzohen për ‘Trafik ndërkombëtar të drogës’.

Lënda përllogaritet që në treg të kapte sjhifrën e  mbi 5 milionë euro.

Gomonia është identifikuar nga roja bregdetare italiane reth orës 18.30 të pasdites së të shtunës.

Pas një tentative të skafistëve për t’u shpëtuar ndjekjes së policisë italiane gomonia është ndaluar në brigjet e San Katlados

Në gomonen e gjatë 7 metra dhe e pajisur me dy motora prej 200 kv janë sekuesstruar rreth 500 kg marijaunë.

Hetimet e policsë italiane vazhdojnë për gjetjen e bashkëpunëtorëve të dy skasfistëve shqiptarë në territorin italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here