Reagon ambasada amerikane në Tiranë pas kercenimeve te Rusise

0
798

Ambasada Amerika në Tiranë ka reaguar lidhur me qëndrimin e SHBA ndaj Rusisë, ku kjo e fundit akuzohet për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal në Britani. Përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut ambasada ka shpërndarë një pjesë të qëndrimit të Shtëpisë së Bardhë lidhur me kërcënimet e Rusisë mbi përdorimin e armëve kimike të nivelit ushtarak, në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

 

“Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë këtë masë në bashkëpunim me aleatët tanë në NATO dhe partnerët tanë kudo në botë, në përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike të nivelit ushtarak nga Rusia në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, veprimi më i fundit në vazhdën e veprimeve të saj destabilizuese në mbarë botën.”, thuhet në postimin e ambasadës, deklaratë e bërë nga Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

 

Kujtojmë se sot, SHBA urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë ndërsa Gjermania dhe Franca vendosën dëbimin e 4 diplomatëve rusë. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se 14 shtete të BE-së kanë dëbuar nga vendet e tyre diplomatët rusë, pasi blloku e konsideron përgjegjëse Rusinë për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në Britani të Madhe.

Po ashtu në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi dëbimin e diplomatëve rusë. “Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombëtare”, mësohet të ketë thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here