Shqipëria shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë

0
698

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Tirana, vjen edhe reagimi i ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Mësohet se sot Bushati ia ka komunikuar vendimin e qeverisë së tij dy diplomatëve rusë, ku iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm. Vendimi erdhi pas ngjarjes ku u helmua ish-spiuni rus Sergei Skripal në Britani.

REAGIMI I MINISTIRISË
Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here