Shtëpitë e “pushtuara” nga uji ,  Stacioni i Pompave te Ujit per Velipojen, akoma jashte funksionit 

0
783

Shtëpitë  nen rruge janë akoma te përmbytura ku lartësia e ujit është 1.5 metër…… Kane një jave ne këtë gjendje dhe kështu do te qëndrojnë edhe për disa dite, pasi niveli i ujit ne këtë zone bie ngadalë…… Kjo për faktin se është pjesa fundore e Fushës se Nënshkodrës ku ndahet me Torovicen e Lezhës, nëpërmjet argjinaturës, e cila shërben edhe si rruge për tu lidhur me aksin Shkoder – Velipoje.

Lartësia e ujit këtu u kalon dy metra dhe është barazuar me rrugën…. Tek Ura e Gjolulit akoma e ke te vështire ti dallosh kolektorët për shkak te  nivelit te larte te ujit……Përmbytjet kane sjelle mbeturina te shumta sa qe te duket se kane bllokuar edhe rrjedhën e ujerave drejte kënetës !….. Nga kjo pike, udhëtojmë ne drejtim te Shkodrës ! Stacioni i Pompave te Ujit te Pijshëm Trush është akoma i përmbytur. Këtu lartësia e ujit e kishte kaluar 1 metër për disa dite, ndërsa ka rene rreth 70 centimetër.

Ai nuk mund te vihet ne funksion për te furnizuar Velipojën, pa u larguar uji….. Segmenti i rrugës pranë stacionit te pompave, te hënën u qarkullua nga me shume automjete, pasi për një jave munden te lëvizin vetëm ato ushtrisë ! Autoveturat e kane akoma te vështire te qarkullojnë pasi lartësia e ujit është rreth 50 centimetra….. Shërbimet e policisë vazhdojnë te qëndrojnë këtu deri sa uji te largohet nga rruga, me qellim qe te orientojnë automjetet. Vetëm dita e marte duket se do te shënojnë rikthimin e qarkullimit normal te te gjitha llojeve te automjeteve ne rrugën Shkoder – Velipoje dhe anasjelltas !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here