Vasili: Kryeministri adhuron koncesionet, pse jemi kundër taksës në Rrugën e Kombit

0
542

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka folur për vendimin e qeverisë për të vendosur taksë prej 5 eurosh për makinat që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’. Vasili tha se për këtë rrugë shqiptarët po paguajnë ende borxhin që është marrë për ndërtimin e saj, ndërsa taksa shtesë është shpenzim për qytetarët që nuk kanë të njëjtin nivel të ardhurash me qytetarët e BE. Ai tha se kryeministri i adhuron koncesionet.

“Kjo ndjeshmëri vjen pasi për këtë rrugë shqiptarët u duhet të paguajnë tre herë. Për këtë rrugë shqiptarët po shlyejnë borxhin e marrë për realizimin e kësaj rruge. Në gjithë botën kur përdoren të tilla praktika ka edhe rrugë alternative pa pagesë. Kjo nuk ekziston tek ne. Taksa është shpenzim i ri për shqiptarët. Kam dëgjuar se thuhet se në gjithë botën paguhet. Po, por mesatarja e të ardhurave të nje qytetari shqitpar a është sa të ardhurat e një qytetari në Evropë? LSI ka qenë kundër koncesioneve dhe ne kemi kërkuar transparencë. Pashë lajmin në BalkanWeb që ambasada e SHBA kishte reaguar dhe ishte e shqetësuar për koncesionet. Koncesionet kanë asfiksuar ekonominë. Kryeministri i adhuron koncesionet dhe përgjegjësitë do i mbajë përsipër. Pr.ligji për koncesionet ka dy vjet i bllokuar”- tha Vasili.

 

I pyetur edhe për vendosjen e taksës së pronës që pritet të hyjë në fuqi ne 1 prill, Vasili u shpreh se politika e rritjes së taksave nuk rrit nivelin e të ardhurave, por rëndon shqiptarët.

“Këto janë taksa që rëndojnë shqiptarët. Ne kërkuan edhe heqjen e taksës për shtëpinë e parë. Këto politika nuk i kanë shtuar të ardhurat, por kanë mbingarkuar popullin. Të humburit janë të varfrit dhe të shëndoshët janë oligarkët. Bota ka kthyer sytë tek politika e taksave të ulëta. Niveli i lartë i taksave është cnjerëzore. Në 5 vite nuk ka asnjë vepër të madhe që të mbahet mend dhe për çfarë shërbeu ky lak në fyt ndaj qytetarëve”- tha Vasili.

Sa i takon pyetjes se edhe ministrat e LSI kanë nënshkruar 53 kontrata koncesionare kur ishin në pushtet, Vasili u shpreh se ato kanë qenë vullnet i qeverisë Rama.

“Ky është një spekulim. Të gjitha kontratat e koncesioneve kanë qenë vullnet i qeverisë Rama. Kryeministri nuk u la radhë të flasin ministrave. Rama shton taksat se nuk ka politikë tjetër”- tha kreu i grupit parlamentar të LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here