Vrasja e hajdutit në Fier, Xhafaj: Të bëhet mësim për këdo, iku koha kur ngrihej dorë mbi policinë

0
1354

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i pranishëm në një aktivitet të zhvilluar në kryeministri me policinë e shtetit.

 

Në takimin ku mori pjesë dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, ministri Xhafaj u shpreh se si asnjë herë tjetër më parë, policia ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale duke vënë pas hekurave edhe autorët.

Ai tha se reforma në drejtësi e iniciuar nga mazhoranca po jep frytet e para dhe se policia e shtetit është në fazën e Vettingut.

Ai përmendi edhe rastin e vrasjes nga policia drejt të riut hajdut që qëlloi drejt policisë duke thënë se koha kur kriminelët conin dorë mbi policët dhe nuk u hynte gjëmbë në këmbë ka përfunduar.

“Shtuam numrin e policëve në terren, nxorrëm burokracitë nga zyrat dhe po zbatojmë ligjin në shërbim të qytetarit. Policia si asnjëherë më parë ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale por dhe ka kapur autorët e tyre. Theksojmë se të gjitha reformat janë bërë me vendosmëri në misionin për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kam vlerësim maksimal për drejtuesit e lartë të policisë. Reforma në drejtësi që kjo mazhorancë inicioi po jep frytet e para. Jemi në fazën e Vettingut në polici.

Më lejoni të shfaq vlerësimin maksimal për ndërhyrjen e menjëhershme të policisë që ishte duke vigjiluar dhë ndërhynë në një orar krejt të pazakontë.

Kjo të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi punonjësit e policisë së shtetit.

Çdo kriminel që e përfytyron këtë pa disikuim do duhet të përballet në zbatim të ligjit me reagimin flakë për flakë.

Koha kur kriminelët conin dorë mbi policët dhe nuk u hynte gjëmbë në këmbë ka përfunduar,”tha Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here