Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Greqi, dy shqiptarë grabisin një të moshuar, 88-vjeçari plagos njërin prej tyre

Greqi, dy shqiptarë grabisin një të moshuar, 88-vjeçari plagos njërin prej tyre

0
838

Një 88-vjeçar në Greqi ka plagosur një shqiptar, i cili sëbashku me një bashkëatdhetarin e tij tentuan të grabisin banesën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës në shtëpinë e të moshuarit në Glyfada, një zonë në periferi të Athinës.

Sipas policisë dy shqiptarët, të moshës 28 dhe 18 vjeç rrëmbyen të moshuarin nga oborri i shtëpisë dhe e detyruan atë me forcë të hynte në shtëpi në mënyrë që ti merrnin paratë dhe sende të tjera me vlere, shkruan Ekathimerini.

Por 88-vjeçari guximtar ka qëlluar me armë drejt dy grabitësve, duke e plagosur në dorë njërin prej.

Dy shqiptarët u arrestuan në hyrje të Spitalit, ku kishin shkuar për të marrë ndihmën e parë. Sipas ligjit, në pranga u vu edhe i moshuari, i cili akuzohet për plagosje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here