Ikin ditët me shi, diell dhe ngrohtë deri të shtunën

0
1244

Ditët e ngarkuara me shi marrin fund pasi deri të shtunën do të mbizotërojë moti me diell. Të paktën kështu thonë meteorologët që parashikojnë temperature deri në 25 gradë. Ndërkaq, prilli dhe maji parashikohet të jenë me temperatura 2 gradë mbi mesataren e stinës.

Reshjet e dendura të shiut që shoqëruan vendin, duke shkaktuar edhe përmbytje në Shkodër, nuk do të zgjasin më.

Meteorologët parashikojnë, se nga dita e mërkurë rrezet e diellit do të mbizotërojnë deri të shtunën, kur pritet që temperatura të arrijë në 24 gradë celciuz.

Metodi Marku, meteorolog në IGJEUM: Nga parashikimet aktuale rezulton që të kemi mundësi për një sistem tjetër që do të kalojë mbi vendin tonë gjatë fundjavës. Dita e mërkurë dhe e premte, do të ketë një sistem anticiklonar që ka një shtrirje të madhe gjeografike që do përfshijë Europën, Ballkanin dhe vendin tonë. Pra do të kemi mot të kthjellët deri të premten. Do të kemi një rritje e temperaturave në ditët në vijim deri ditën e shtunë, kur temperaturat do të arrijnë në maksimum 25 gradë celciuz. 

Sa i përket muajve prill e maj, të stinës së Pranverës, meteorologët parashikojnë, se temperaturat do të jetë 2 gradë mbi mesataren e zakonshme, ndërsa reshjet e shiut do të jenë 25% më pak se mesatarja.

Metodi Marku, meteorolog në IGJEUM: Në këto dy muaj rezulton që do të kemi temperatura që do të arrijnë në 1 deri në 2 gradë më të larta se temepraturat mesatare shumë vjecare të këtyre muajve. Sa i përket reshjeve, ato do të jenë 25% më pak se mesatarja e muajve përkatës. Mesa duket, natyra do të kompensojë reshjet e rëna në këto dy muajt e fundit.

Sa i përket situatës së përmbytjeve në Shkdoër, nga llogaritjet hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të ketë rënie të prurjeve.

Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të niveleve dhe prurjeve përgjatë datave 28 dhe 29 Mars.

Këtë të mërkurë  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 16 °C, në vendet e ulëta: 5 / 17 °C dhe në vendet malore: -1 / 12 °C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here