Kapen mbi 1ton marijuanë në Gjermani e Spanjë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

0
832

Të paktën 18 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë ndjekur penalisht nga operacionet e zhvilluara nga Guardia Civile në Spanjë dhe Shërbimi gjerman i Doganave.

Operacioni është mbështetur nga Europol, i cili ka shkatërruar një grup kriminal të organizuar që merrej me trafikun e drogës dhe aktivitetet e tjera të paligjshme në të gjithë BE-në.

Operacioni ka sekuestruar rreth një ton marihuanë, 212 000 euro para të gatshme, armë zjarri, municion dhe tetë automjete.

Grupi kriminal trafikonte marihuanë nga Spanja në vendet e tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti qelizash të themeluar në Malaga dhe Granada, Spanjë, orkestruar nga Bremeni në Gjermani.

“Rrjeti kriminal u strukturua në mënyrë të tillë që edhe nëse një qelizë do të zbulohej nga policia, furnizimi i drogës mund të garantohej. Hetimi filloi qershorin e kaluar, pasi një qytetar gjerman, anëtar i rrjetit kriminal, u vërejt në blerjen e një sasie të madhe të marihuanës në jug të Spanjës“, sqaron Europol.

Faza e parë e operacionit u përqëndrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të vendit, ku u konfiskuan gati 100 kilogram marihuanë dhe 172 000 euro në para të gatshme. Dy oficerë të Gardës Civile u plagosën rëndë kur arrestuan një nga anëtarët e bandës.

Europol sqaron se anëtarët e organizatës kriminale të arrestuar dhe të marrë në pyetje nga policia janë me origjinë nga tetë vende, si Shqipëria, Kroacia, Gjermania, Spanja, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here