Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Klosi: 1 qershor revokojmë lejet mjedisore të subjekteve që nuk trajtojnë ujërat...

Klosi: 1 qershor revokojmë lejet mjedisore të subjekteve që nuk trajtojnë ujërat e ndotur

0
589

Të gjitha subjektet që nuk do të vendosin sistem depurimi për trajtimin e ujërave të ndotura deri në datën 1 qershor të këtij viti do t’u revokohen lejet mjedisore.

Deklarata bëhet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi me ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Në këtë takim u prezantuan modele të ndryshme evropiane të trajtimit të ujërave të zeza.

Duke vënë theksin në kontrastin midis asaj çfarë vetëdeklarojnë subjektet dhe asaj çfarë konstatohet në realitet, Klosi tha se të 800 subjektet që kanë aktivitete me ujin nuk i depurojnë plotësisht ujërat që gjenerojnë nga aktiviteti i tyre dhe për këtë Agjencia Kombëtare e Mjedisit është duke bërë një studim të hollësishëm.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u tregua i ashpër në apelin e tij për të gjitha subjektet që deri më 1 qershor nuk do të gjejnë një zgjidhje për trajtimin e ujërave të zeza ndërsa paralajmëroi subjektet e reja që nuk do të marrin leje mjedisore nëse nuk do të kenë një zgjidhje të fundme të trajtimit të ujërave të zeza.

Ministri Klosi theksoi gjithashtu se aksioni për pastrimin e Shqipërisë do të vijojë me pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe bregdetit duke kulmuar në ditën e Tokës më 22 prill.

Gjatë tryezës shkencore ekspertët e huaj të pranishëm në takim sollën disa nga modelet më të fundit europian të trajtimit të ujërave të ndotur të përshtatshëm për familje, hotele, apo qytete. Pasi dëgjoi shembujt më të mirë të realizuar në Itali dhe në Europë, ministri Klosi u shpreh i hapur ndaj këtyre modeleve me standarte të larta duke u kërkuar të gjitha bizneseve që të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen  pasi në asnjë rast nuk do të lejohen që të derdhin ujërat e zeza në lumenj apo në dete.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here