Kreu i SHISH: Rusia nuk ka lidhje me politikën

0
620

Në raportimin që zgjati më shumë se 2 orë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, kreu i SHISH Helidon Bendo, nuk dha përgjigje konkrete për pyetjet e opozitës për drogën dhe kriminalitetin në vend. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se opozita shfaqi shqetësim për blerjen e zgjedhjeve, lidhjen e qeveritarëve me individë të botës së krimit dhe rëndësinë e investimeve ruse në Shqipëri

Në raportimin e parë vjetor përpara Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo u përball me shqetësimet e opozitës për sa i përket drogës dhe kriminalitetit në vend.

Në mbledhjen që zgjati më shumë se dy orë me dyer të mbyllura, Ora News mësoi se deputetët e opozitës e pyetën dhe i kërkuan kreut të SHISH në lidhje informacione mbi blerjen ose jo të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit vitit 2017 me paratë e siguruara nga shitja e narkotikëve. Bendo u përgjigj se ky fenomen ka ekzistuar në Shqipëri dhe nuk është diçka e re, por në përgjigjen e tij, ai tha se më parë, blerja e votës ka qenë më masive se në vitin 2017.

Gjithashtu deputetët e opzitës i kërkuar Helidon Bendos nëse Shërbimi Informativ kishte apo jo të dhëna mbi lidhjen e eksponentëve të lartë të qeverisë dhe Partisë Socialiste me individë të botës së krimit, duke u mbështetur në rastin Tahiri. Për këtë Bendo u përgjigj se shërbimi mban në mbikëqyrje çdokënd që tenton të vërë lidhje me individë të tillë.

Një tjetër çështje me rëndësi për të cilën deputetët e opozitës kërkuan informacion, ishin edhe numri dhe rëndësia e investimeve ruse në Shqipëri si dhe nëse influenca ruse kishte arritur në nivele të larta në politikë.

Kreu i Shërbimit Siguroi se shteti rus nuk ka investime në Shqipëri dhe se sipas informacioneve influenca e trye nuk ka arritur të depërtojë ende në nivele të larta në politikë apo të kenë krijuar lidhje me ndonjë politikan të lartë. Gjithashtu kreu i SHISH tha se nuk kishte informacion që Artur Meçollari, nje nga negociatorët për ceshtjne e detit me Greqinë të ketë lidhje me agjentura të huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here