Reforma në drejtësi, Cutillo: Në rrugën e duhur, edhe sipërmarrja e huaj do të shohë ndryshim

0
742

 

Shoqata e industrialistëve italianë në Shqipëri, gjatë aktivitetit të sotëm për Reformën në Drejtësi si element thelbësor për investimet e huaja, shqyrtoi problematikat e investitorëve në Shqipëri. Në formën e një aktiviteti konsultimi kishte për qëllim t’i adresonte qeverisë ccështje e sugjerime mbi drejtësinë në vend. Aktiviteti ngriti pyetje si: A do t’ia dalë reforma në drejtësi të rrisë besimin te shteti shqiptar dhe tek institucionet e tij? A do të sjellë reforma ndihmë në rrugën e konsolidimit të rritjes ekonomike dhe mbrojtjes së të drejtave të sipërmarrësve, etj.

Në nisje të aktivitetit, presidenti i sapozgjedhur i Confidustria Albania z. Sergio Fontana theksoi se prioriteti i programit të tij do të jetë shndërrimi i Confindustria-s në një shoqatë autoritare dhe në forcimin e identitetin të saj në vend.

Ne jemi këtu për të mbështetur e asistuar të gjithë sipërmarrjet italiane në raport më të gjithë institucionet, për të garantuar qëndrueshmëri e besueshmëri. Per të gjithë ata që janë tashmë ketu, ose për të tërhequr biznese të tjera nga jashtë. Ne do të përpiqemi që të garantojmë krijimin e ‘pasurisë”, për ata që punësohen, për të ardhurat që do gjenerojnë. Por për këtë kemi nevojë për një sistem drejtësie në mënyrë thelbësore. Procesi nga pala shqiptare duhet të përmirësuar.

Kur ka paqartësi, arbitraritet, ka pak vend për zhvillim”- tha kreu i Confindustrias z. Fontana.
Ambasadori i Italisë sakaq përgëzoi këtë organizim dhe tha më tej se reforma në drejtësi nder vite ka qenë prioritet për qeverinë por tashmë duket se është në vijë. ” Na ka bërë edhe të dyshojmë, por ka hyrë në një rrugë që do të jetë e shkurtër dhe efektivisht gjërat po ndryshojnë, edhe për bizneset, do të shohin ndryshim”-tha ambasadori Cutillo.

Jemi përballë një reformë që nuk ka paralelizëm me asnjë shtet tjetër, tha më tej ambasadori, duke shtuar me optimizëm që ambienti ekonomik do të reflektojë besueshmëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here