Spaho: FMN kundër skemës së re të TVSH…

0
595

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar lidhur me skemën e re të TVSH-së që pritet të hyjë në fuqi në datën 1 prill. Demokrati thekson se ndërmarrje e këtyre masave nuk ka të bëjë me luftën ndaj informalitetit sikurse pretendon qeveria. Po ashtu ai tha se kjo skemë është kundërshtuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

“Sikurse shihet qeveria për fitimet e klientëve te saj është e gateshme te ndermarre “reforma” te cilat bien ne kurriz te bizneseve te vogla dhe rrisin cmimet e mallrave dhe sherbimeve per qytetaret”, shkruan Spaho.

 

REAGIMI I SPAHOS
Ne daten 1 Prill 2018 hyjne ne fuqi ndryshimet ne skemen e TVSH sipas te cilave rreth 20 mije biznese te vogla do i shtohen kesaj skeme. Efektet e saj do te ndihen tek ky grup biznesesh duke ju shtuar kostot dhe ulur fitimet. Per rrjedhoje gjendja e tyre ekonomike do veshtiresohet dhe shume do te falimentojne ne se nuk rritin cmimet e mallrave qe tregetojne. Ndermarrja e nje mase te tille eshte e pakuptimte dhe nuk ka te beje me luften ndaj informalitetit sikurse pretendon qeveria pasi te ardhurat qe jep biznesi i vogel ne buxhet jane shume me pak se nje perqind. Eshte kjo arsyeja qe Fondi Monetar Nderkombetar e kundershtoi ndermarrjen e nje mase te tille nga qeveria. Vec FMN-se edhe shoqatat e biznesit te vogel dhe biznesit te madh perfshire ato te investitoreve te huaj e kundershtuan kete mase. Vlen te permendet kundershtimi i ashper nga Dhoma Shqiptaro Amerikane e Tregetise dhe ajo Britanike.

Qeveria vazhdon me kokefortesi zbatimin e ketij plani duke detyruar bizneset e vogla te paguajne TVSH ne masen 20% kurse pronaret e hoteleve me kater dhe pese yje do paguajne zero % tatim fitimi. Ky eshte zbatimi i premtimit te Rames qe ata qe marrin me pak do paguajne me pak dhe ata qe fitojne me shume do paguajne me shume. Realiteti i veprimeve te qeverise tregon te kunderten. Ata qe fitojne me pak, sic eshte edhe rasti i biznesit te vogel po paguajne me shume.

Arsyet e uljes se pragut te skemes se TVSH duhen kerkuar dy vjet me pare kur qeveria tentoi te jape me koncension mbledhjen e TVSH. Edhe ne ate kohe FMN kundershtoi ashper dhe nuk lejoi dhenjen e ketij koncensioni i cili do te merrej nga nje kompani e lidhur me Olsi Ramen vellain e Kryeministrit.
Ky projekt i cili nuk u realizua para dy vjeteve po bejne perpjekje ta sjellin ne formen e nje koncensioni te ri per administrimin e faturave te TVSH. Kompania qe do e marre eshte e njejta, ajo e lidhur me Olsi Ramen. Duke rritur numurin e bizneseve ne skemen e TVSH rritet numuri i faturave por edhe i fitimeve te kompanise se vellait te Kryeministrit pasi per cdo fature biznesi do paguaje taksen e sherbimit qe do jete disa euro per fature. Sikurse shihet qeveria per fitimet e klienteve te saj eshte e gateshme te ndermarre “reforma” te cilat bien ne kurriz te bizneseve te vogla dhe rrisin cmimet e mallrave dhe sherbimeve per qytetaret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here