Transportonin Sirian, 5 ne pranga, shtetasit nga Tirana i sollen me taksi 23 Sirianet qe synon Austrine

0
1032

 

5 shtetas nga Tirana përfunduan në prangat e policisë së Shkodres, pasi po tentonin të kalonin ilegalisht 23 Sirian nga territori Shqiptar përmes kufirit me Malin e Zi. Kanë qënë specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme të cilët bënë ndalimin e tyre në afërsi të Urës së Bahçallekut, pasi po lëviznin të gjithe në mjetet tip “TAXI” të një kompanie që operon në rrethin e Tiranës.

Pasi policia i ka ndaluar duke kërkuar dokumentat, ka pikasur Sirianët ku pas marrjes në pyetje ka zbuluar se ata po udhëtonin drejt kufirit, me qëllim kalimin ilegal drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final Austrinë. Në pranga ranë: Rolando Shtufi, 44 vjeç, pasi me mjetin e tij me targë AC844T, po transportonte 5 shetas të huaj Sirian. Haxhi Murati, 57 vjeç, i cili me mjetin e tij me targë AC855T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian. Atli Truplja , 51 vjeç, i cili me mejtin e tij me targë AC856T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.

Leonard Dema, 49 vjeç, pasi me mjetin e tij me targë AC599T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian, si dhe Kastriot Selamaj, 55 vjeç, pasi me mjetin e tij me targë AB150T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim.

Policia po heton pasi rastet janë shtuar dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një rrjet të mireorganizuar që merr shtetasit në fjalë nga qendra e akomodimit në Babrru, Tiranë dhe i sjell deri në afërsi të kufirit me Malin e Zi, ku më pas një pjesë arrijnë të kalojnë, e të tjerët janë ndaluar nga policia. Pagesa që kryen një shtetas varion deri në 1500 euro bëjnë me dije burime policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here