Ujrat e zeza shperthejne ne siperfaqe, Perash, banoret kerkojne nderhyrje pasi perbejne rrezik per jeten

0
1136

 

Banoret e bllokut te pallateve ne lagjen “Perash”, perballe medreses se vajzave prej javesh bashkejetojne me ujrat e zeza. Megjithese jane ankuar disa here ne bashki dhe prane ndermarrjes se ujesjelles – kanalizime, zeri i tyre ka rene ne vesh te shurdhet. Shperthimi ne siperfaqe i ujrave te zeza ka bere qe territori te ndotet me shume, e te perbeje rrezik per jeten e banoreve.

Krahas aromes kundermuese, ato rrezikojne edhe semundje te ndyshme, sidomos tashme me rritjen e temperaturave. Mungesa e kanalizimeve, apo ne disa raste demtimi i pusetave muajt e fundit kane krijuar probleme ne disa lagje te qytetit. Menjehere pas kalimit te situates emergjente, banoret kerkojne qe ndermarrja e ujesjelles-kanalizmeve ti kete ne konsiderate edhe ankesat e tyre, pasi jane taksapagues te rregullt, por nuk marrin sherbimin qe meritojne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here