Vasili akuza qeverisë: Po paguajnë taksë prone pensionistet, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje

0
745

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë në lidhje me taksat. Sipas Vasilit, “qeveria, qe urren te varferit ka vendosur te paguajne taksen e prones pensionistet,por edhe dhjetra mijra familje qe paguhen dhe kane te ardhura shume te pakta”.

Në një status në Facebook, ai shkruan se “qeveria e oligarkeve ka vendosur qe hotelet me 4 dhe 5 yje te perjashtohen dhe te mos paguajne taksen e prones”.

Statusi i plotë

Skandali.Paguajne takse prone pensionistet, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje.

Qeveria, qe urren te varferit ka vendosur te paguajne taksen e prones pensionistet,por edhe dhjetra mijra familje qe paguhen dhe kane te ardhura shume te pakta.
Qeveria e oligarkeve ka vendosur qe hotelet me 4 dhe 5 yje te perjashtohen dhe te mos paguajne taksen e prones.
S’kane faj hotelet me 4 dhe 5 yje jane shume me te varfer se pensionistet dhe shqiptaret me page minimale.
Shqiptaret jane pa drejtim.##

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here