Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Vlahutin: Abuzimet me pronat të mëdha, të gjendet zgjidhje

Vlahutin: Abuzimet me pronat të mëdha, të gjendet zgjidhje

0
644

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin ka zhvilluar takime në një sërë institucionesh në qytetin e Vlorës, duke theksuar më pas se abuzimet me pronat kanë qenë të mëdha në këto 20 vite dhe se duhet gjetur një zgjidhje e mirë.

Vlahutin: Pasdite u takuam në disa institucione që merren me shtetin e së drejtës që ka të bëjë me pronën, që është prokuroria, policia dhe gjykata. Është e qartë që abuzimet që kanë ndodhur në këto 20 e kusur vite, është mjaft i rëndë. Duhet bërë shumë për të zgjidhur së paku disa prej dëmeve që janë bërë. Besoj që kjo është një çështje tejet e rëndësishme dhe besoj duhet të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje mjaft të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here