Wednesday, March 29, 2023
Home Kronika Abuzimi me pronat, arrestohet një tjetër person në Lezhë

Abuzimi me pronat, arrestohet një tjetër person në Lezhë

0
578

Një tjetër person është arrestuar nga policia e Lezhës për abuzim me pronat, i cili ishte shpallur në kërkim.

Në pranga u vu Nikoll Tinaj, 58 vjeç , banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

“Ndaj 58-vjeçarit Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve”, tha policia.

Arrestimi i tij u bë në vijim të  Operacionit “Ranishtja 4” ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here