Arsenal,80 milion euro per mbrojtesin Shkodran Elseid Hysaj

0
774

E përditshmja “Mirror”, ka rapotuar gjatë ditës së sotme, se drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të paguajnë plot 80 milion euro, për të përfituar shërbimet e mbrojtësit e krahut të djathtë, Elseid Hysaj. Presidenti i Napolit, De Laurentis pati deklaruar se nuk do e linte mbrojtësin shqiptarë të largohej nga klubi, pa u paguar klauzola, prej 50 milionë euro.

Ofertat dhe interesi i ekipeve të mëdha evropiane ka bërë që De Laurentis të fillojë bisedime të reja me Hysaj, me një klauzolë largimi prej 80 milion euro.

Por duket se “Topçinjtë” do tentojnë të negociojnë me De Laurentis, edhe pse asgjë nuk është zyrtare por Arsenal ka shfaqur interes të fortë për shkodranin.

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por ai mund të largohet nga ekipi napolitan pasi ekipe “Big” kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Përveç Arsenal, më herët inforamcion ka kërkuar edhe Bayern Munchen dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here