Grida Duma ne terren me banoret e Tiranes,çfare ju tha ajo…

0
692

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka zbritur sot në terren ku ka zhvilluar takime me banorë të Tiranës për taksën e re të qeverisë për pronat. Banorët i thanë se e kanë të pamundur të përballojnë taksën e re që nis nga data 1 Prill, kur fatura e dritave, ujit dhe çmimet janë rritur.

“Nuk e besoj se mund ta paguaj dot, ndaj nuk do ta paguaj hiç. Nuk paguaj dot as dritat do t’i heq fare dhe do rri me qiri”, u shpreh një kryefamiljar.

Një qytetar tjetër i tha Dumës se çmimet janë rritur e bashkë me to edhe fatura e dritave dhe ujit. “Uji na u rrit këtë vit nga Janari dhe kjo e tatimit të shtëpisë…unë nuk e di si do e paguaj”, tha ai.

Një pensioniste u shpreh se familja e saj jeton vetëm me pensionet e të moshuarve sepse fëmijët janë të papunë, ndaj taksa e re u shton varfërinë. “Unë nuk e paguaj dot taksën. Jam burrë dhe grua në pension dhe djalin e kam të papunë”, tha pensionistja nga Tirana.

Ndonëse fare pranë qendrës së qytetit, banorët e kësaj zone vuajnë varfërinë dhe papunësinë. Ata i kanë rrëfyer demokrates se kanë shkuar në zyrat e punës prej 8 muajsh dhe i kanë përcjellë me tallje.

“Duke nisur nga data 1 Prill, të gjithë shqiptarët do paguajnë taksën e re të pronës e cila në kryeqytet varion nga 50 deri në 150 mijë lekë të vjetra në vit, që rëndon direkt në buxhetin e familjeve shqiptare. Përmes kësaj takse, qeveria do u marrë qytetarëve shqiptarë rreth 26 milionë euro në vit”, jepe e shqetësuar alarmin deputetja e PD.

2018-03-28-PHOTO-00000877.jpg

2018-03-28-PHOTO-00000883.jpg

2018-03-28-PHOTO-00000884.jpg

2018-03-28-PHOTO-00000885.jpg2018-03-28-PHOTO-00000886.jpg

2018-03-28-PHOTO-00000887.jpg

2018-03-28-PHOTO-00000889.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here