Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbon’ Sali Berishën,i kujton gjyqtarin Fatos Lulo

0
685

Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ sërish Sali Berishën duke i kujtuar gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i cili u shkarkua nga Vettingu, pasi nuk justifikonte 480 mijë dollarë dhe një banesë në Kanada. Rama thotë se goditja nga Vettingu e ka hidhëruar liderin historik të PD dhe partinë e tij.

“Nisja e Vetingut me goditje ligjore për subjektin e parë që kaloi sitën e këtij procesi historik për drejtësinë shqiptare, e ka hidhëruar liderin historik të PD-së dhe partinë e tij, por asnjë baltosje e mëtejshme e Vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar” shkruan Rama në Facebook.

Reagimin Rama e shoqëron në Facebook me videon e deklaratës së deputetit të PS, njëherësh Kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Duke iu referuar po PD-së, Manja tha se gojët e liga duhet të heshtin.

Fatos Lulo ishte i pari në komisionin e Vettingut dhe u shkarkua, ndërsa në vijim pritet që të kalojnë në filtër edhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here