Friday, May 24, 2024
Home Politikë Lame: Të majtë e të djathtë kanë “shqyer” pronat në bregdet

Lame: Të majtë e të djathtë kanë “shqyer” pronat në bregdet

0
662

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një dalje për mediat ka sqaruar situatën e pronave kryesisht në bregdet. Duke prezantuar hartën në bregdet, Lame tha se në këto 27 vjet i gjithë bregdeti i jugut nuk është regjistruar qëllimisht, në mënyrë që të “shqyhet”

Lame: I gjithe bregdeti i jugut është i paregjistruar. Nuk ka ndodhur më kot, Është lënë jetë e mot i paregjistruar për tu “shqyer” dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksinuar. Duke filluar që nga Vlora që vetë qyteti nuk është dixhitalizuar. Në zonën e Orikumit ka një pjesë të regjistruar, pastaj Karaburun e datëpjetë është jashtë sistemit. Në Porto Palermo ka dy zona të hedhura dhe pastaj përsëri janë të pahedhura duke përfshirë edhe Sarandën. Ka qenë mënyra për ta lënë jashtë sistemit dhe për ta shqyer pronën si kanë mundur dhe dashur në të gjita këto vite.

Lame tha se zonat prolematike janë Velipoja, Shëngjini, Ishuill Lezhës, Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës, bregdeti i Semanit, i Nartës, Orikumi dhe gjithë bregdeti i jugut.

Kreu i ALUIZNI-t theksoi se nuk mund të bëhen dallime për përgjegjësit e këtyre abuzimeve pasi janë përfshirë edhe të majtë dhe të djathtë.

Lame:  Nuk po hyj në hollësirat se kush e mban përgjegjësinë. Përgjegjësinë e ka njësia adiministrative që e ka bërë. Përgjithësisht në rang Republike pa bërë ndarje PD dhe PS, i kuq apo i blu sepse hajdutëria nuk ka ngjyrë, aty ku janë përzjerrë janë përzjerrë njësoj administratat vendore me këtë proces dhe asnjëherë nuk e kanë denoncuar dhe nuk kanë krijuar një fitër frenimi ndaj procesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here