Nga sot, trau në Rrugën e Kombit hapet vetëm me pagesë

0
647

Prej kësaj të mërkure kush do të kalojë në Rrugën e Kombit duhet të paguajë. Kompania kocensionare nisi aplikimin e pagesës për mjetet sipas tarifave të përcaktuara.

Për të kaluar në Rrugën e Kombit tani paguhet nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makinat e vogla dhe deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.

Taksa e qarkullimit në Rrugën e Kombit u vendos pas dhënies me koncension të mirëmbajtjes dhe përfundimit të saj.

Vendimi i qeverisë shqiptare është kundërshtuar nga banorët e Kukësit si dhe komuniteti i biznesit në Shqipëri dhe Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here