PD: Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri? Rama po e mbron dhe po bllokon integrimin në BE

0
624

Partia Demokratike ka sjellë fakte të reja lidhur me kontrollin e trafikut të kanabisit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: mesazhet në telefonin e ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jael Çelës, person në kërkim tashmë, dërguar ish-ministrit Tahirit.

Deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia blu, ka ngritur pikëpyetjen pse nuk arrestohet ende Tahiri:

“Policia ka dekonspiruar operacionet për llogari të Habilajve, – tha Alibeaj. – Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonit të Çelës që provojnë se ishte ai pika e kontaktit me Tahirin  nëpërmjet shoferit dhe mikut të ministrit, Orest Sotës. Kishte komunikim të drejtpërdrejtë me Gentian Zekën, shoferin personal të Tahirit dhe faktet tregojnë se Tahiri ka qënë garancia politike për trafikun e kanabisit nga banda e Habilajve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here