Pushohet vettingu për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë,dha dorëheqjen

0
638

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pa pushtuar procesin e vettingut për disa zyrtarë të sistemit të drejtësisë.

Procesi i vettingut është ndërprerë për Mirela Fanën, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Procesi ndaj saj u ndërpre për shkak se ajo ka dhënë dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës.

Gjithashtu, procesi i vettingut është ndërprerë edhe për prokurorin e Krujës, Sulejman Tola.

Katër ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë, përkatësisht Erlindi Basha, Etleva Sherifi, Adnand Bërdica dhe Eritan Shehu, kanë dhënë dorëheqje nga detyra dhe për pasojë procesi i vettingut ndaj tyre është ndërprerë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procedurat e rivlerësimit edhe për Ilir Pashajn, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan.

Sipas ligjit, ata që japin dorëheqjen para nisjes së Vettingut, nuk mund të kthehen në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here