Reduktohet sipërfaqja e përmbytur në NënShkodër, 3670 ha tokë nën ujë…

0
675

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 28 mars 2018, paraqitet si me poshtë :
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3670 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç: 1415 ha , ka rritje të nivelit me 20 cm sipas Hidrometrit të Dajçit.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie.Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit.Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre.
Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore.
Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.
Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me bazë ushqimore për gjënë e gjallë për fshatin Shirq në sasinë 19.7 t bar i thatë dhe me 5.45 t koncentrat në fshatin Samrisht i Vjetër. Islamic Relief ka shpërndarë vetë ndihma ushqimore për banorët e fshatrave Shirq, Mushan,Darragjat, Suka, Belaj dhe Rrushkull.
Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në Dajç.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1200 ha , ka rritje të nivelit të ujit.

Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me varka ndërsa në Lagjen Goricë kalimi bëhet i mundur vetëm me mjete të larta.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm me 1 mjet autobot 10.000 l në fshatin Oblikë,500 bidona ujë të pishëm në fshatin Muriqan dhe Oblikë dhe 8 t koncentrat bazë ushqimore për gjënë e gjallë në fshatin Oblikë.
Big Market vetë ka shpërndarë në fshatin Obot 85 pako ushqimore, 2 bidona ujë (2.5l) dhe një thes misër për familje. Në fshatin Goricë janë shpërndarë 25 pako ushqimore, 2 bidona ujë (2.5l) dhe një thes misër për familje. Në lagjen Xhakaj janë shpërndarë 10 pako ushqimore.Në lagjen Pallate Oblikë janë shpërndarë 100 pako ushqimore dhe nga 2 bidona uje (2.5l) për familje.

Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacioneve të ujësjellësit.

Njësia Administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 530 ha tokë e përmbytur .
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të stacionit të ujësjellësit.
Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë :
Në fshatin Ças paraqiten probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar.
Janë shfaqur edhe problematika në komunikim në mes banorëve për shkak të ndërprerjeve të transmetimit në disa kompani telefonike.
Janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 1200 bidona ujë të pishëm në fshatrat Rrjoll dhe Qerret dhe në 3 shkollat e Velipojës.
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 40 shtëpi të rrethuara nga uji.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 900 bidona ujë të pishëm, dhe 31 t koncentrat për gjënë e gjallë në fshatrat e Shtojit të Ri dhe të Vjetër dhe në zonën e Livadheve + pjesën e qytetit.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës është evidente.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.
Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkoder ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me 300 bidona ujë të pishëm, dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjalle kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment 27 persona janë të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 220 t
2. Bar i thatë 300 t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here