Stacioni i ujit te pijshem akoma i përmbytur,  Prela: Nuk mund te rivihet ne pune pa u larguar uje

0
713

Edhe pse niveli i ujit ka rene ndjeshem ne zonat e përmbytura te Nenshkodres, stacioni i pompave te Ujit te Pijshem, Trush, qe sherben per Velipojen akoma nuk mund te rivihet ne funksion. Kjo per faktin se ne mjediset e këtij stacioni lartësia e ujit eshte 50 centimeter. Eshte dita e 8-te qe  nuk funksion, per shkak te përmbytjeve ku lartësia e ujit ketu arriti deri ne 1.5 meter, tregon tekniku, Dede Prela:

Paijset e stacionit, qe rrezikoheshin te demtohen nga permbytja, jane zmontuar e po keshtu edhe sitemi elektrik, dhe sistemuar ne hapësira te mbrojtura. Personeli ka qëndruar 24 ore pandërprerje ne ruajtje te stacionit, pavarësisht gjendjes se krijuar nga permbytjet. Me largimin e ujit, per pak dite stacioni pergatitet per tu vene ne funksion, nen drejtimin e specialisteve te ndërmarrjes se ujesjellesit Shkoder:

Stacioni i Pompave te Ujit te Pijshem Trush, ngrihet ne anen e majte te Rruges Shkoder – Velipoje. Gjate përmbytjeve te viteve 2010 – 2011 lartesia e ujit ne kete stacion arriti rreh 4 meter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here