Pas ‘gafës’ së kryeministrit Rama në intervistë e dhënë në gazetën gjermane, ku ka thënë se operacioni i kapjes së 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është realizuar në bashkëpunim me palën italiane, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi e ka cilësuar kryeministrin si një gënjeshtar të paepur.
Ai gjithashtu ka ballafaquar dy deklarata të ndryshme të Ramës mb”i operacionin ndaj grupit kriminal, ku fjalët e këtij të fundit bien në kundërshtim me njëra-tjetërën.
POSTIMI I PLOTË:
Kryeministri per 613 kg e cocaines eshte vetem nje genjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….
Te gjithe shqiptaret e degjuan se cfare tha kryeministri per 613 kg kokaine lidhur me mbeshtetjen e nderkombetareve lidhur me kapjen e saj.
Qe kryeministri eshte genjeshtar i paepur dhe qe genjeshtren e ka menyre jetese po jua le juve ta gjykoni.Por eshte halli i madh,qe do merret vesh shpejt qe e detyron te genjeje.
Ja çfare i thote tani kryeministrit medias gjermane “DIE ËELT”:
“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane”
Ja cfare deklaronte kryeministri disa jave me pare kur u kap droga:
“fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.
Ja,ne duart e ç’genjeshtari eshte Shqiperia.