Vdekja e 13 vjeçares, prindërit bënin thirrje të zhbllokohej rruga nga dëbora…

0
860

 

Ish kryeministri Sali Berisha publikon një mesazh të ardhur nga një qytetar, i cili shprehet se prindërit e vajzë 13 vjeçare që ndërroi jetë dje në Fushë-Arrëz, prej ditësh bënin thirrje bashkisë që të hapte rrugën e mbuluar nga bora.

Qytetari shprehet gjithashtu se tani që ngjarja e rëndë ka ndodhur, borëpastrueset po hapin rrugën. Kjo sipas tij, që të mos proçedohen penalisht nga Prokuroria.Dje fëmija 13 vjeç humbi jetën dhe dyshohet se shkak është bërë sëmundja e Fruthit. Po kështu në gjendje të rëndë ishin edhe vëllai dhe motra, 9 dhe 15 vjeç të cilët u transportuan me helikopter drejt Tiranës.

 

Reagimi i Berishës: 

E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez!

Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne
lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen,dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza,ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejte Tiranes me helikopter.

Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here