Policia e Shtetit Shqiptar në bashkëpuinim edhe me autoritetet italiane kanë nisur monitorimin ngha ajri të kultivimit të lëndëve narkotike.
Projekti i quajtur “Sancas” u prezantua gjatë takimit që drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bëri me Guardia di Finanza.
Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis – Mbikëqyrja Ajrore” si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit Kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar.
Më tej ai bëri prezent tre komponentët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren:
“Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”
Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha: “Strategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, “Mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike Cannabis Sativa, në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale”.
Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Gjeneral Brigate CC Paolo D’Ambolo, duke folur për bashkëpunimin e përbashkët, theksoi se:
“Edhe ne jemi të bindur për rezultatet pozitive të këtij projekti, sepse para së gjithash ne njohim kolegët, miqtë tanë shqiptarë të cilët janë të aftë dhe kanë dhënë rezultate përsa i përket luftës ndaj kanabisit.
Përsa i përket rezultateve, siç e thamë ato ishin rezultate të shkëlqyera përsa i përket vitit 2017, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologjia e Qendrës së Ekselencës “Benecon”.
Ky projekt është i ndryshëm përsa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Evropian.
BE-ja i ka dhënë përgjegjësinë e drejtimit të këtij projekti palës italiane, Departamentit për Sigurinë Publike dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë italiane”.