Çante e braktisur,gjenden 13 kilogram lende narkotike

0
570

Një çantë e braktisur buzë rrugës është gjetur një ditë më parë nga policia në Gjirokastër.

Çanta u gjet në në aksin kombëtar Gjirokastër – Subash, pranë fshatit Picar, e hedhur në anë të rrugës.

Por kur efektivët e policisë i janë afruar çantës dhe e kanë hapur, brenda kanë gjetur plot 13 kilogram lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Hetimet vijojnë për gjetjen e poseduesit që më pas e ka braktisur “mallin” buzë rruge, për shkaqe që s’dihen ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here