Nderohet Ermal Meta, merr “çelesin e qytetit” te Barit…

0
853

 

Nderohet me çmim në Itali këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta.

Fituesi i Sanremo do të marrë nga kryetari i Bashkisë së Barit, çmimin “Çelësi i Qytetit”. Çmimi do të dorëzohet nga kryetari Antonio Decaro në datën 31 mars në orën 11:00 në Town hall. Këngëtari Meta ka jetuar 20 vite në Bari, ku mbërriti kur ishte ende fëmijë.

Përveç kontributit që ka dhënë si artist, Ermal Metës i jepet çmimi dhe për motivacionin: Si fëmijë i larguar nga Shqipëria dhe që zhvilloi karrierën në shtetin italian. Kryetari i Bashkisë së Barit ka dhënë vlerësime maksimale për këngëtarin shqiptar, duke u shprehur: Ermal Meta u ka dhënë zë ndjenjave që na bashkojnë dhe na kujtojnë se e vetmja fe që nuk njeh kufinj është qenia e lartë njerëzore.

Edhe pas karrierës së suksesshme artistike në Itali, Ermal Meta nuk ka marrë asnjë vlerësim nga qyteti i tij i lindjes, Fieri.

foto_ermal_meta_noemi_durini_vietato_morire_copy.jpg

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here