Plagoset 40 vjeçari R. K ne Dergut, Policia nis hetimet, ende te paqarta motivet e kesaj ngjarje

0
1824

 

Një plagosje me arme zjarri është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur ne Dërgut ne afërsi te shkollës” Oso Kuka”, ndërsa i plagosur mbeti 40 vjeçari Ritvan K. Ai ka qënë duke hyrë në banesën e tij, kur nga një person ende i paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri, duke marrë një plumb në pjesën e këmbës. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, ku pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ndodhet jashtë rreziku për jeten. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për këtë ngjarje, duke marrë si provë materiale gëzhojën e gjetur në vendngjarje, ndërsa identifikimi i autorit mbetet i vështirë për shkak se ne momentin e ngjarjes nuk ka patur lëvizje, si dhe në zonë mungojnë kamerat e sigurisë, me përjashtim të një objekti aty pranë, që nuk dihet nëse ka arritur ta pikasë apo jo në lëvizje. Të paqarta mbeten akoma rrethanat e ngjarjes dhe motivet. Policia ka kryer hetimet dhe po punon për kapjen e autorit, ku në pyetje është marrë vetë i plagosuri. Nuk dihet ende nëse ky i fundit ka patur më herët konflikte me të tjerë persona dhe a ka patur sinjalizime. Autori sipas burimeve policore ka ditur lëvizjet e 40 vjeçarit pasi ai e ka ruajtur pikërisht në momentin që ka qënë duke hyrë në banesë dhe e ka qëlluar, duke u larguar më pas me shpejtësi.

………..

Në kuadër të masave të marra për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: Donati Jaku,  23 vjeç, banues në fshatin Rrenc. Arrestimi i tij u bë pasi  gjatë kontrollit personal, iu gjet një armë pa leje pistoletë, tip “BBLOË MINI 8”, me krehër me një fishek ,  si dhe një sasi e vogël  lënde narkotike Cannabis Sativa.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here