Rama: Ja media jo kazan….

0
609

Media gjermane ‘Die WELT’ ka korrigjuar pjesën e intervistës me kryeministrin Edi Rama, ku ai fliste për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.

Një ditë më parë, lajmi bëri bujë në mediat shqiptare, pasi gazeta gjermane citonte Ramën, që thoshte se kjo sasi kokainë, e cila ishte dhe më e madhja e futur ndonjëherë në Shqipëri, ishte kapur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane. Kjo binte ndesh me atë që ka deklaruar më parë kryeministri Rama, i cili ka thënë se 613 kg kokainë u kapën vetëm nga autoritetet shqiptare, pa asnjë ndërhyrje.

Në reagimin e tij pas publikimit të intervistës në ‘Die WELT’, Rama tha se deklarata nuk është e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim, pasi droga është kapur falë super aksionit të policisë shqiptare. Ditën e sotme, shefi i ekzekutivit ka postuar lajmin e korrigjuar të gazetës prestigjioze gjermane, ndërsa thotë se ja çfarë ndodh kur media nuk është kazan.

“KUR MEDIA NUK ESHTE KAZAN. Prestigjozja gjermane Die WELT korrigjoi në kohë rekord, citimin e gabuar nga intervista ime e regjistruar me gazetarin, lidhur me të vërtetën (e shtrembëruar padashje nga gazetari gjatë zbardhjes së intevistës) të kapjes së 613kg kokainë nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar!

Mund të kishte qenë fare mirë një operacion në bashkëpunim me partnerët (si shumë të tjerë), që s’do zbehte as vlerën e operacionit e as rolin e agjencive tona, por e vërteta është se nuk ishte dhe kaq!

Ndërkohë që, ndryshe nga ç’ndodh përditë rëndom në këtë vendin tonë të vogël, ku nëpër pasqyrat mediatike bëhet rregullisht “prifti me barrë” e futet “xhamia në thes” dhe askush, as nuk merr e as nuk mban asnjë përgjegjësi përpara publikut, kjo media e madhe e një vendi të madh, merr e mban përgjegjësi publike edhe për një fakt kaq periferik sa ç’është për përmasat e saj, citimi i gabuar i kryeministrit të një vendi kaq të vogël sa i yni”

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here