‘Rruga e Kombit’, Balla: Të hetohet dosja Durrës-Kukës

0
835

Në debatin që po zhvillohet që nga nisja e seancës plenare në lidhje me taksat e vendosura për kalimin e në ‘Rrugën e Kombit’, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ndal edhe një herë në dëmin financiar që ka shkaktuar e djathta në pushtet për këtë rrugë, për të cilën tha se duhet të hetohet sërish.

Sipas Ballës diskutimi për rrugën e Kombit, për Lulzim Bashën është si një person që kthehet në vendin e krimit, pasi dëmi për ndërtimin e kësaj rruge është 229.87 milionë dollarë.

“Meqenëse paska shkelje Lulzim, hajde bëje kallëzim penal në Prokurori, sepse kjo çështje nuk është mbyllur, afera Durrës-Kukës nuk është mbyllur dhe s’ka për tu mbyllur asnjëherë. Është 229.87 milionë dollarë dëmi në rrugën Durrës-Kukës, i vërtetuar nga Kontrolli i radhës së shtetit. Lulzim Basha në 2006 kur rruga ishte ende pa projekt, pa studim gjeologjik, e pa filluar thoshte që kjo rrugë do të jetë kështu, sigurisht siç është Luli thotë do jetë 400 milion dollarë, rruga shkoi 1.3 miliard dollarë, rruga nuk mbaroi. Tani për taq mbaruar duhen dhe 200 tjera. Bëhuni të sinqertë. Sa herë që flitet për rrugën Durrës-Kukës do të kujtohet dhe dëmi ekonomik që i ka shkaktuar papërgjegjshmëria e Lulzim Bashës. Në këtë kuvend deklaronte që lidhjen e kontratës për ndërtimin e segmentit Kalimash-Morinë nuk e kemi bërë sipas ligjit shqiptar, por sipas ligjit anglez, ky juristi i madh hollandez, i cili mori në qafë edhe kosovarët, kur bënte përkthimet gabim për çështjet dhe dosjet e Kosovës”, tha Balla.

Duke folur për skandalin më të rëndë që ka prekur një parti politike shqiptare në këto 27 vite, Balla tha se provat janë të pakundërshtueshme që PD-ja ka përfituar shërbime lobingu nga një kompani, pronarët fundorë të të cilëve janë 4 shtetas rusë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here