Alibeaj:Kostoja e imunitetit politik per Saimir Tahirin mund të rezultojë lartë për shqiptarët

0
575

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj jep alarmin e sipas tij kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët.

Kjo ndodh sipas deputetit për shkak se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë, që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.Ai shton se me vendimin për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tek kanabizimi i vendit nëpërmjet kriminlaizimit të policisë, i vetmi projekt i suksesshëm i kryeministrit Rama.

“Kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit”, shprehet deputeti.

Deklarata e plotë:

Provat zyrtare të bëra publike këto dy ditë, që lidhin Saimir Tahirin me bandën e Habiljave në trafikun ndërkombëtar të drogës, janë dëshmia më e qartë përse Edi Rama i ka ofruar imunitet politik Saimir Tahirit.

Nga përgjimet e autoriteteve italiane provohet se Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, Drejtor i Policisë së Vlorës i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturuar kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin  e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Por këto prova, që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish Ministri i Brendshëm, ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit. Këto prova të implikimit të Tahirit në trafikun e drogës, si dhe shumë të tjera për të cilat Edi Rama është në dijeni, janë arsyeja pse Kryeministri e ktheu Parlamentin në një Gjykatë Politike, duke mos lejuar Drejtësinë të bëjë detyrën.

Me vendimin për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tek kanabizimi i vendit nëpërmjet kriminlaizimit të policisë, i vetmi projekt i suksesshëm i kryeministrit Rama.

Kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here